Masada (albanische Übersetzung)

Masada

Kur ahere ti qëndron ku është qetësi që ti
ta ndjesh kur mendimi resht dhe
dëgjimi fillon kur dëgjimi resht
dhe shikimi fillon kur një zog
fluturon kur ti si zog i zi rrëshqet
dhe klith kur nis të flasësh
në ajrin e kthjellët dhe s´mund të flasësh
tjetër pos për dritën si të ish e para
dritë kur lëshon hijen përmbi shkëmb
dhe thua hija ime mbetet
dhe shkëmbi ikën kur kët´ çast është e vërtetë
se është mirë të guxosh me gjithçka
mund t´i flasësh shkretëtirës në emër.

Übersetzung: Jonila Godole

in: Jeta e Re Revistë letrare Nr. 2/2010

Masada (deutsch) …